Milot Rashica do ta bartë fanellën me numrin e tij të pëlqyer, 7, edhe te Werder Bremeni nga sezoni i ardhshëm.
Superylli i Kombëtares së Kosovës, Rashica, për një sezon e gjysmë në Bundesligë, e barti fanellën me numrin 11, të cilin tani do ta lirojë për ndonjërin nga bashkëlojtarët e tij, shkruan Gazeta Express.
22-vjeçari e bart numrin 7 në shpinën e tij kur luan për ekipin kombëtar të Kosovës dhe tani do ta ketë nderin të njëjtin ta bartë edhe kur t’i mbrojë ngjyrat e klubit gjerman, dhe tashmë ka pozuar me atë numër.
Rashica iu bashkua Werder Bremenit në janar të vitit 2018 dhe pas një fillimi të vështirë pas kalimit nga liga holandeze në atë gjerman, ai shpërtheu dhe u bë lojtari më i dashur për tifozët e Bremenit në vitin 2019.
Në 30 paraqitje për Bremenin në total, Rashica i ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asiste, shumicën absolute në vitin 2019.
Formën e lartë këtë vit, 22-vjeçari po e bart edhe te kombëtarja verdhekaltër, ai ndihmoi “Dardanët” të marrin katër pikë në ndeshjet e qershorit, pasi shënoi në barazimin 1-1 me Malin e Zi dhe në fitoren 3-2 kundër Bullgarisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...