Autoritetet Gjermane thonë se kanë arrestuar një boshnjak të shpallur në kërkim nga Belgjika në lidhje me sulmet ekstremiste të vitit 2015 në Paris.
Prokurorët e Dresden thanë të enjten se i dyshuari, një 39-vjeçar të cilin ata nuk e identifikuan, u arrestua një javë më parë.
Prokurorët u shprehën se dyshohet që i arrestuari është i lidhur me sulmet e Parisit dhe kërkohet nga autoritetet belge për mbështetjen e një organizate terroriste.
39-vjeçari u urdhërua të mbahej në paraburgim në pritje të ekstradimit të mundshëm nga një gjykatë në qytetin lindor të Merseburg.
Ekstremistët islamikë sulmuan disa objektiva në Paris më 13 nëntor 2015, duke përfshirë sallën e muzikës Bataclan, duke vrarë 130 njerëz.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut