Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Shenaj Berisha, ka ligjëruar për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës në kuadër të trajnimit të organizuar nga Akademia për Siguri Publike e Kosovës në Vushtrri, raporton arbresh.info.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte shpalosja e temave të rëndësisë së lartë për shkollimin e kadetëve të rinj, duke iu ofruar atyre mbështetje për formimin e tyre, sepse do të jenë në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
“ Rrjedhimisht, gjatë trajnimit, kadetët u njohën me rolin e Prokurorit të Shtetit si institucion i pavarur për ndjekjen penale të personave të akuzuar, mandatin dhe strukturën e Prokurorit të Shtetit, si dhe kompetencat lëndore dhe territoriale, e në këtë kontekst edhe të rolit të prokurorisë themelore, tema këto, të cilat zgjojnë interesim në procesin e formimit të tyre profesional dhe do të ushtrojnë ndikim të veçantë në të ardhmen e tyre si kadetë të rinj të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Qasja me shembuj praktikë dhe transmetimi i pamjeve vizuale në prezantimin e ligjëruar nga prokurorja Berisha janë cilësuar si kontribut konkret, mjaft efektiv, atraktiv dhe i dobishëm për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...