Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur si antikusthetues Delegacionin Shtetëror për dialogun me Serbinë, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, i cili ishte pjesë e ekipit nga radhët e PDK’së.
Ai ka thënë se e respektojnë një vendim të tillë të Kushtetueses, duke theksuar se partia e tij gjithmonë ka besuar se Kosova ka institucione legjitime për ta udhëhequr dialogun.
Ndër të tjera Hoxhaj ka thënë se konsensusi i brendshëm është i nevojshëm për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë që do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë dhe fitimin e një ulëse në OKB.
“Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë. Nga fillimi, PDK ka besuar se Kosova ka institucionet legjitime për ta udhëhequr procesin e dialogut duke respektuar Kushtetutën e vendit. Ne vazhdojmë të besojmë, se megjithatë, konsensusi politik është i nevojshëm për ta arritur marrëveshjen finale me Serbinë që do të përfundonte me njohje të ndërsjelltë dhe ulëse në OKB”, ka thënë Hoxhaj.
Vendimin e Kushtetueses e kanë respektuar edhe PSD’ja, të cilët sot kanë deklaruar se të gjithë anëtarët e kësaj partie që janë pjesë e delegacionit pushojnë së ushtruari detyrat e tyre.
PSD’ja ka fajësuar LDK’në dhe VV’në që kanë bërë të mundur që dialogu të kthehet përsëri në duart e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj./GazetaExpress/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...