Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese PSD vendos të largohet nga delegacioni

16:33 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror  në shpërputhje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës, ka reaguar Partia Socialdemokrate.

Ata pas këtij vendimi kanë thirrur një konferencë urgjente për medie, ku edhe e kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre karshi vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan arbresh.info

Deputeti nga radhët e kësaj partie Visar Ymeri, tha se PSD ka vendosur që të dal nga ky delegacion.

“Vendimi i Gjykatës për ligjin për kushtetutën, PSD ka vendosur të dal nga ky delegacion. Gjykata kushtetuese përmes aktgjykimit të shpallur sot praktikisht I ka kontestuar dhe I ka shpallur jo kushtetuese të gjitha kompetencat që I janë dhënë me ligj delegacionit shtetërorë dhe kështu ia ka pamundësuar kuvendit që të jetë në pozicionin udhëheqës të  dialogut me Serbinë, ashtu siç ishin dakorduar me deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën ku është votuar rezoluta e dialogut” tha Ymeri

Ymeri tha me udhëheqjen e delegacionit shtetëror, dialogu mes Kosovës e Serbisë, ka pasur mundësin të udhëhiqej në mënyrë demokratike dhe transparente.

“Vendimi i kushtetutës sot, me parashtresën e dy subjekteve tjera opozitare LDK dhe VV, tha se ky dialog nuk mund të drejtohet nga deputetët por vetëm nga Kryeministri dhe Presidenti I Kosovës. Ky dialog I cili pati mundësinë të ishte edhe transparent edhe demokratik e konsenzual të forcave politike të Kosovës, u kthye në duart e dy njerëzve të republikës së Kosovës. Por, PSD do të vazhdoj përsëri të insistoj që ky dialog të rikthehet në binar demokratik” tha Ymeri.

Kujtojmë se menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dialogun,  largimin e PSD-se nga ky delegacion e kishte bërë të ditur edhe vet bashkëkyresuesi i këtij delegacioni Shpend Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme