Google ADS

Shpend Ahmeti paralajmëron dorëheqjen nga Ekipi Negociator

15:14 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Bashkë-kryesuesi i Ekipit Negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se nesër do të dorëzojë dorëheqjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja sot në vendimin e saj tha se Ligji i kontestuar, në tërësinë e tij, është i papajtueshëm me Kushtetutën, shkruan portali arbresh.info.

LEXO EDHE: Ekipi Negociator shpallet në kundërshtim me Kushtetutën

Ahmeti tha se Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe do të veprojë sipas tij.

Mes tjerash Ahmeti tha se ky proces tani do të kthehet në duart e Presidentit dhe Kryeministrit.

Më poshtë keni shkrimin e tij:

Sot Gjykata Kushtetuese ka shpallur Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror në tërësi në shpërputhje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe so të veprojë sipas tij. Rrjedhimisht nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ. Ne kemi hyrë në Delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenesë ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurfarë rëndësie ligjore.

Partia Socialdemokrate, vitin e kaluar ka marr iniciativën për të kthyer procesin e vendimmarrjes në lidhje me dialogun me Serbinë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një republikë parlamentare, dhe për një interes shtetëror e konsideronim të domosdoshme që procesi të ndërtohet me një unifikim të partive politike për të harmonizuar qëndrimet dhe për të mbrojtur interesat e shtetit tonë në një proces përfundimtar të dialogut Kosovë – Serbi. Po ashtu kërkesa jonë ishte që të hiqet monopoli i presidentit Thaci mbi dialogun dhe vendimmarrja të shpërndahej në institucionin më të lartë ligjvënës në vend

Kërkesa jonë që kjo të bëhet me 2/3 e votave të Kuvendit u bojoktua nga partitë tjera opozitare. Megjithatë delegacioni u krijua me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Duke mos patur besim te implementimi i rezolutës kërkesa jonë e vetme dhe kryesore ishte definimi i kompetencave të delegacionit shtetëror me Ligj, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohej autoriteti i Delegacionit si institucion i vetëm që mund të negociojë marrëveshjen me Serbinë. Kësisoji, do të parandaloheshin autorizimet dhe takimet e fshehta të individëve dhe do të pamundësohej një marrëveshje e shpejtë.
Fatkeqësisht, tentimin tonë për të ja dhënë kompentencat dhe fuqinë vendimmarrëse Kuvendit e sfiduan dy partitë tjera opozitare LDK dhe VV.

Që nesër ne do t’i dorëzojmë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend. Ne edhe më tutje besojmë se Dialogu me Serbinë është procesi më i rëndësishëm politik sot në Kosovë dhe për të nevojitet koncesus dhe vendimmarje në Kuvend. Përndryshe, pas sfidimit të LDK dhe VV ky proces tani kthehet në duart e Presidentit dhe Kryeministrit. Do të vazdojmë të japim qëdnrimet tona konstruktive përmes grupit tonë parlamentar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme