Google ADS

Ky është reagimi i Albulena Haxhiut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

14:38 | 27 Qershor 2019
V. S.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator ka reaguar përmes Facebook’ut, duke cituar vendimin e Kushtetueses.

Përmes një postimi, Haxhiu ka cituar vendimin e Kushtetueses, derisa aty shkruhet se detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën

Postimi i plotë:

“TË KONSTATOJË, njëzëri, meqë nenet thelbësore te Ligjit nr. 06/L-145 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë, nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, rrjedhimisht Gjykata shpall të njëjtin, në tërësinë e tij, të papajtueshëm me Kushtetutën”, shkroi Haxhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme