Google ADS

Haradinaj: Ushtria e Kosovës të rreshtohet tek ushtritë e paqes, nuk bëjmë gara me të keqen

11:24 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 2019 të kadetëve të FSK-së, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai u ka kërkuar kadetëve të shërbejnë me nder, shkruan arbresh.info

“Ju uroj për gradimin dhe ju vet jeni historia, Ju falënderoj për shërbimin e deritanishëm dhe ju ftoj që të vazhdoni të shërbeni me nder në Ushtrinë e Kosovës për popullin e Kosovës, për paqen, rreshtin e ushtrive të paqes”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se Kosova nuk bën garë me të keqen edhe pse sfidohet nga ta.

“Kosova si vend vjen prej sfidave dhe tragjedive, ende është e sfiduar por ne nuk bëjmë garë me të keqen, synojmë t’i takojmë ushtrive të popujve të lirë, ne e dimë nga vimë dhe e dimë ku shkojmë”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme