Google ADS

Ish-ministri Beqaj nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në ndarjen e granteve

09:36 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, reagon lidhur me raportimet në media dhe ndërlidhjen e ish-ministrit Besim Beqaj, me ndarjen e granteve për “Start – Up” bizneset më 2018, ministria dëshiron të sqaroj se ndarja e granteve është bërë nga komisionet e veçanta të formuara nga ministria në të cilat ishin të përfshirë shërbyes civil të emëruara sipas procedurave ligjore.

Ato komisione nuk i ka emëruar ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, sqaron mediat dhe opinionin publik se me kërkesë të ish-ministrit Beqaj pjesë e komisioneve të vlerësimit për grante ka qenë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i përfaqësuar me një anëtarë, shoqëria civile me një anëtarë, e po ashtu të ftuar në rolin e vëzhguesve kanë qenë përfaqësuesit e ambasadave dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar për ta monitoruar
procesin në tërësi.

Gjithashtu të ftuar për të monitoruar procesin kanë qenë edhe përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Në tërë këtë proces ish-ministri Beqaj, nuk ka pas kurrfarë kompetence dhe ndikim, madje gjithnjë ka kërkuar respektimin maksimal të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të hapën të dhënat dhe publikimin e të gjitha dokumenteve të cilat ndërlidhen me ndarjen e granteve për bizneset “Start – Up”.

Prandaj, raportimet në media për ndarjen e këtyre granteve për “Start – Up” dhe ndërlidhjen e ndarjes së tyre me emrin e ish-ministrit Besim Beqaj, nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe paraqesin mosnjohje të procedurave për ndarjen e tyre si dhe është tendencë e hapur për denigrimin e personalitetit të tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme