Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëhet me pajisje të reja më të avancuara

09:41 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme, konkretisht Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë Kufitare nga sot do të kenë pajisje të reja të avancuara që do të ndihmojnë punën në kufijt e vendit.

Krejt kjo falë një donacioni amerikan, raporton arbresh.info.

Me këtë rast zëvendës ministri i MPB-së, Isa Xhemajli tha se këto pajisje do të ndihmojnë qytetarët.

“Sot në qendrën tonë po vendoset një aplikacion i ri që do të ndihmoj qytetarët e Kosovës. Këto projekte janë përkrahur në vazhdimësi nga Ambasada Amerikane. Është një rritje e nivelit të operimit”, tha Xhemajli.

Edhe  ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa tha se këto pajisje janë mjaft të rëndësishme për punen e Qendrës për kontrollim kufitar.

“Kjo qendër është mjaft e rëndësishme. Kjo qendër na jep informacione të shpejta për kufijt e vendit. Ne po avansohemi dhe jemi shembull për Ballkanin për menaxhimin e kufijve”.

Alan Willson, këshilltar i lartë i shefes së BE-së në Kosovë, tregoi për këtë projekt .

“Është kënaqsi për ne të përkrahim këtë projekt. Sot është dita kur kemi dhezë dritat e projektit. Qytetarët mund të thrrasin në këtë sistem dhe të raportojnë për çfardo korrupsioni apo diçka ngjashëm. Përmes këtij sistemi do të mund të verifikohen rastet e dyshimta që kalojnë në kufi”, deklaroi Willson.

Ky projekt është donacion i Ambasadës Amerikane dhe EXBS/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme