Korrupsioni në Kosovë vazhdon të mbetet si një fenomen i rrezikshëm, rrënjosur thellë në shumë fusha e cila ka minuar përparimin në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, arsimin, sistemet shëndetësor dhe ka bërë që qytetarët e vendit ta humbin besimin ndaj institucioneve të tyre.
Eksperti ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Florent Spahija, në një intervistë për arbresh.info, flet për raportimet e qytetarëve që lidhen me korrupsionin.
Spahija konsideron se lufta kundër korrupsionit në Kosovë, në vend se të shkojë kah përmirësimi, po shkon drejtë regresit.
“Lufta kundër korrupsionit po vazhdon në nivelin e njëjtë për mos më thënë është duke u degraduar. Pra, nuk po shkon kah përmirësimi por, po shkon kah regresi”, u shpreh Spahija.
Sipas tij, natyra e raportimeve të rasteve të korrupsionit në KDI, është e ndryshme, varësisht nga problemet që kanë palët, ose me institucionin me të cilën ballafaqohen palët.
Më tutje eksperti ligjor Florent Spahija, deklaroi se shkeljet më të shpeshta bëhen në institucionet shtetërore, të cilët kurdisin konkurse sa për sy e faqe, për të marrë punëtorë.
“Plotë afera korruptove të cilat në fillim kanë qenë shumë të bujshme, kanë përfunduar si afera shumë normale ose gati dhe kanë harruar që janë afera dhe kanë përfunduar pa dënime në gjykata.”
Sipas tij, duhet të zhvillohen shumë më shumë mekanizmat e disiplinimit të gjyqtareve, përkatësisht të prokurorëve
“Është mëkat të dënohet dikush vetëm me gjobë në raste të korrupsionit edhe mos me e dënua me burg, është mëkat që nëse ka prova dikush të dënohet vetëm me burg dhe jo me gjobë. Madje edhe kompensimi i pasurisë së dëmtuar shtetërore e cila ka ndodhë ose është shkaktuar nga rasti i korrupsionit, ish-dashtë të jetë pjesë përbërëse e atij vendimi që gjykata të detyrojë personin që t’ia kthejë popullit të mirat e saj”, tha Spahija.
Spahija vlerëson se korrupsioni në Kosovë luftohet vetëm duke e forcuar policinë, prokurorinë dhe gjykatën.
“Nuk ka mundësi tjera, as ligjore, por as tjera të ndryshme të cilën mund ta bëjë vetëm vullneti politik. Kur politika heqë dorë nga drejtësia, nga kontrollimi i drejtësisë apo prej mekanizmave që e kontrollojnë drejtësinë atëherë do ishte shumë më lehtë për prokurorët dhe gjyqtarët me e krye punën e tyre qysh duhet.”/Alban Begolli/arbresh.info /
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...