Google ADS

Zhduket një student australian në Korenë e Veriut

09:02 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Australia thotë se është urgjentisht duke kërkuar të konfirmojë raportet që një australian është arrestuar në Korenë e Veriut.

Familja e Alek Sigley, një student që jetonte në Phenian, nuk mund të konfirmonte nëse ishte ndaluar, por tha se nuk ishte në kontakt me të që nga e marta, transmeton portali arbresh.info.

Zyrtarët australianë po përpiqeshin të konfirmonin gjendjen e tij, tha familja e tij.

Qeveria e ka përshkruar atë si një “një seri shumë serioze rrethanash”.

Përfaqësuesit në Korenë e Jugut kishin kontaktuar “zyrtarë relevantë” në Korenë e Veriut, tha një ministër.

“Nuk është konfirmuar se Alek është arrestuar në DPRK,” tha familja e tij në një deklaratë të enjten.

“Situata është se Alek nuk ka qenë në kontakt dixhital me miqtë dhe familjen që nga mëngjesi i së martës sipas kohës australiane, gjë që është e pazakontë për të.”

Nuk dihet përse z. Sigley, një dijetar aziatik dhe një folës i rrjedhshëm korean, mund të ishte ndaluar. Miqtë e tij e kishin raportuar se ishte zhdukur më parë këtë javë, njoftoi Korporata e Transmetimeve Australiane./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme