Është për keqardhje dhe e pa pranueshme, indiferenca e institucioneve të vendit, karshi paralajmërimeve të Serbisë për një katastrofë humanitare në veri të vendit.
Kështu shprehen njohësit e çështjeve politike në vend.
Profesori Mazllum Baraliu, vlerëson se edhe në këtë rast, si në rastet e tjera, Qeveria e vendit është duke dështuar.
Sipas Baraliut, kjo mund të ndikoj negativisht për Kosovën në botë.
“Qeveria do të duhej të reagojë dhe të dëshmojë se nuk është një gjendje e tillë e vërtet dhe se s’ka krizë atje pasi që ka mallra të mjaftueshme, edhe më shumë se në pjesët e tjera të Kosovës, pasi që ata përdorin rrugë të tjera alternative. Tregtarët atje nuk flejnë pasi kanë interesin e tyre. Patjetër që këto institucione, ky koalicion dhe kjo qeveri është dështuese. Ka qenë një akt loje dhe e paralajmëruar më rastin e zgjedhjeve të katër kryetarëve të komunave veriore. Ata dhanë dorëheqje e u rivotuan dhe institucionet e vendit nuk reagojnë. Pra, është për të ardhur keq dhe e pa pranueshme mënyra e heshtjes se Qeveris ndaj këtyre çështjeve. Paralajmërimi i skenarit të krizën humanitare në veri mund të ketë një jehon jashtëzakonisht negative dhe këta do të duhej ta luftonin këtë propagandë të Serbisë dhe heshtja institucionale është jo vetëm e pa pranueshme, por është për keqardhje”.
E paralajmërimet e tilla s’ishte dashur t’i zë në befasi institucionet e vendit sipas Baraliut, duke shtuar se paralajmërime të tilla dhe inskenime Serbia ka paralajmëruar që nga vendosja e tarifës prej 100%.
“Ata vazhdimisht bëjnë plane kundër Kosovës. Ata kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa ndaj tarifës nga Kosova. Për këtë ata kanë njoftuar se do të flasin me përfaqësuesit serb. Kjo është e mjerë qa po bënë Serbia duke venë në funksion popullatën atje për qëllime të tyre dhe për ta mbajtur të izoluara atë pjesë të vendit dhe popullsisë. Duke lozur më ta në kuptimin më rudimentar të mundshëm për të krijuar situata të pa qenë. Edhe në fillim kur hyri në fuqi tarifa ata thoshin se fëmijët tanë s’kanë çfarë hanë dhe s’ka mallra”, është shprehur për arbresh.info Baraliu.
Rreth një inskenimi për katastrofë humanitare, krerët e shtetit janë parë të reagojnë vetëm në rrjetet sociale dhe në konferenca me gazetarë.
Ndryshe, në bazë të informacioneve të cilat janë duke qarkulluara në rrjetet sociale, të gjitha dyqanet ushqimore e higjenik do të mbyllen në veri të vendit nga dita e enjte, më arsyetimin se ka mungesë të produkteve.
Ndërsa drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i arsimit serb, Mladen Sarceviq, të premten pritet të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Arsyeja e kësaj vizite, është festa e Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor ku shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan./V.Selimi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/391408291492319/?notif_id=1561544966631458¬if_t=live_video_explicit
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të