Një laborator i NASA-s është përballur me një sulm kibernetik gjatë të cilit janë vjedhur 500 “megabajt” të dhëna, mes tyre edhe dy dosje nga misioni mars “Science Laboratory”, që menaxhon “Curiosity” në Mars.
Episodi ka ndodhur në 2018, por është zbuluar vetëm tani, hakerat kanë çarë sistemin e NASA-s duke përdorur një mini-kompjuter, që kushton vetëm 35 dollarë, “Raspberry PI”, transmeton TCH.
Ky është një kompjuter i projektuar për fëmijë, i madh sa një kartë krediti. Sulmi, për të cilin vazhdon një hetim që synon zbulimin e autorit, ka ndodhur pas një mos-rifreskimi të sistemit që kontrollon dispozitivat që kanë akses në rrjet.
Për të shpjeguar mënyrën se si është sulmuar një sistem në dukje nga më të sigurtët dhe më të mbikqyrurit në botë, ka menduar rrjeti “Tech Xplore”, sipas të cilit, hakeri ka përdorur një dispozitiv të vogël që lidhet me televizorët dhe përdoret kryesisht për ti mësuar fëmijëve kodifikimin dhe për të promovuar informatikën në vendet në zhvillim.
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator