Postimet në Facebook po arrijnë t’u ndihmojnë njerëzve edhe në identifikimin e problemeve shëndetsore.
Postimet që i bëjnë njerëzit në Facebook mund të jenë më të dobishme në parashikimin e gjendjes shëndetësore, sesa informacionet tradicionale demografike, kjo nga një studim i ri.
Hulumtuesit e Universitetit Stony Brook dhe Universiteti i Pennsylvania për sistemin shëndetësor, kanë gjetur se gjuha të cilën e përdorin njerëzit në Facebook, mund të ju ndihmojnë mjekëve dhe klinikave të parashikojnë se a vuajnë nga sëmundje të ndryshme si depresioni dhe diabeti, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.
Ekipi i hulumtimit kanë përdoruar një përmbledhes automatikë të të dhenave për t’i grumbulluar dhe për të analizuar historinë e postimeve të Facebook-ut, pothuajse të 1000 pacientëve.
Pas marrjes dhe shqyrtimit të këtyre informatave mbi gjuhën e përdour në postimet e tyre dhe informatat demografike si gjinia dhe kosha, hulumtuesit ishin në gjendje ti identifikonin 21 gjendje shëndetësore, këto përfshinin gjendjen psiqike, ankthin dhe alkoolizimin. /Arbresh.info/
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator