Në mënyrë që të ndalojë përmbajtjen e dëmshme, në algoritmit që rekomandon video të ndryshme, YouTube ka bërë disa ndryshime shumë të mira.
Me anë të këtyre formave, shikuesit do të kenë më shumë kontroll mbi materialet që i shikojnë dhe mund t’i ndalin rekomandimet në tërësi, transmeton Telegrafi.
“Nuk dua të më rekomandoni ndonjë kanal” është një prej opsioneve, derisa nëse kërkohet opsioni “nuk jam i interesuar” rekomandimet për atë kategori më nuk do të vazhdojnë.
Varësisht nga dëshira, përdoruesit e YouTube do të vazhdojnë të përcjellin muzikë apo materiale se si punohet vet gjera të ndryshme. Por, do të ketë ndryshime, në mundësinë e ‘Up Next’, apo videos që fillon menjëherë pasi të ketë përfunduar ajo që është përzgjedhur ka shikuesi.
Sistemi i ri, do të specifikojë, pikërisht atë që dëshiron të shikojë përdoruesi dhe jo të lëshohen pamje të ndryshme që nuk janë në interes të tij edhe pse mund të jenë të mira. /Telegrafi/
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator