Google ADS

Delegati i LDK-së mohon të ketë pasur përleshje në Mitrovicë

22:08 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Delegati i LDK-së në nëndegën Bare në Mitrovicë Enis Osmani, ka demantuar lajmin që ka pasur sërish përleshje në zgjedhjet e brendshme të LDK-së në këtë komunë.

Ai ka thënë për Insajderin se procesi ka shkuar sipas rregullores që parasheh Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe që vetëm pala kundërshtare që sipas tij kur e kanë parë që nuk i kanë numrat, në shenjë revolte kanë dalë jashtë sallës, shkruan Insajderi.

“Në fillim të procesit kanë qenë diku rreth 77 numra, pasi që kanë dalë një pjesë e tyre të pakënaqur, siç janë shoferi i kryetarit të tanishëm të degës dhe baxhanaku i Kamberit, kur e kanë parë që nuk i kanë numrat kanë dalë jashtë. Procesi ka qenë në rregull pa fyerje dhe pa sharje, përveç që pala kundërshtare nuk i kanë pasur numrat dhe kanë dalë jashtë në shenjë revolte”, ka thënë Osmani.

Në garë për kryetar të kësaj nëndegë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishin Adnan Ferati i cili ka marrë 12 vota dhe Ismajl Hajdari që tashmë është zgjedh edhe kryetar i kësaj nëndege më gjithsej 67 vota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme