Derisa Besim Beqaj e Agim Çeku i janë bindur vendimit të kryetarit Kadri Veseli për t’i liruar detyrat e tyre, ata që kanë krijuar bastione të PDK’së në disa rajone, nuk e kanë ndërmend ta bëjnë këtë. Sokol Bashota thotë se atë nuk e përfshin vendimi i Veselit.
Vendimi i Kadri Veselit nuk po mirëpritet nga zyrtarët e kategorisë së rëndë të PDK’së. Përderisa ata që kanë një peshë më të vogël partiake kanë mbledhur plaçkat për tu larguar nga postet këtë nuk po e bëjnë ata që njihet si pjesa e fortë partisë.
Vendimi i Veselit i përfshin zyrtarët me aktakuza, por ata që nuk e kanë ndërmend ta përfillin thonë se nuk janë të akuzuar për korrupsion.
Edhe Sokol Bashota, kryetar i degës së PDK’së në Klinë, tregon fillimisht se nuk është i dënuar për keqpërdorim të detyrës e as për korrupsion.
Bashota është dënuar nga Gjykata për deklarim të rrejshëm të pasurisë me gjashtë muaj burgim me kusht dhe dënim me gjobë.
Mirëpo, ai thotë se dënimi i tij nuk e bën atë të hyjë në radar të kryetarit Veseli, i cili ka vendosur të kryej shkarkime masive në partinë e tij.
Kryetari i PDK’së në Klinë, i cili ka fituar disa zgjedhje me radhë thotë se Veseli nuk i ka kërkuar dorëheqje, edhe pse është i dënuar për deklarim të rrejshëm të pasurisë sa ishte kryetar i komunës.
“Jo, nuk më ka ardhur një vendim i tillë nga kryetari”, ka thënë Bashota.
Kadri Veseli, dy ditë pasi u rizgjodh kryetar i PDK’së dhe i shpalli luftë korrupsionit doli me deklaratën se do ta shkarkojë çdo zyrtarë të PDK’së në pozita partiake dhe më institucione, që akuzohet për korrupsion dhe keqpërdorim detyre.
Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, i akuzuar për rastin Pronto dhe zënvedësministri në Ministrinë e Mbrojtjes, Agim Ceku, i akuzuar për fryrjen e listave të veteranëve, tashmë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.
Nga pozitat kanë thënë se janë larguar edhe Njazi Kryeziu, këshilltar politik i Veselit, i cili po ashtu akuzohet për aferën Pronto dhe Qemail Mustafa, i cili është zgjedhur kryetar i PDK’së në Gjilan. Ky i fundi ka akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte kryetar i komunës.
Mirëpo të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit e partisë, sic deklarojnë ata, nuk iu është kërkuar largimi nga pozitat, ndonëse diçka të tilla ka deklaruar publikisht kreu i partisë.
Nuk është deklaruar për dorëheqjen Adem Grabovci, që është zgjedhur kryetar i degës së PDK’së në Pejë dhe që akuzohet në aferën Pronto, e cila përfshin akuza për korrupsion e nepotizëm.
Grabovci është kontaktuar të mërkurën nga Gazeta Express dhe përkundër që ka thënë se do të prononcohet gjatë ditës në redaksi, ai më nuk ka qenë i qasshëm.
Akoma nuk dihet nëse atij i ka kërkuar kryetari Veselit të shkarkohet.
Ndërkaq, Sami Lushtaku, kryetar i PDK’së në Skenderaj, i ka thënë Gazetës Express se nuk mund ta shkarkojë askush nga pozita e tij në parti.
“S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet. Nëse më mbushet menja, me u largu prej Partisë Demokratike atëherë vendosi unë, dikush tjetër nuk s’ka mundësi me m’largu”, ka thënë Sami Lushtaku .
Ndaj Lushtakut ka aktakuzë të ngritur për rastin e ikjes së tij nga QKUK’ja, derisa ishte i dënuar. /Express/
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...