Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se nuk nevojë për alarm sepse s’ka asnjë krizë të barnave në veri të Kosovës, si dhe se është duke u tentuar që nga ana e Qeverisë serbe të krijohet një krizë artificiale.
“Që nga vendosja e taksës kemi parë një tendencë që të krijohet një ide se do të mbesin pa barna. Në Kosovë janë 3 për qind e mallrave farmaceutike që hynë nga Serbia, të tjerat shumica janë nga shtetet perëndimore. Ne kemi shikuar se nëse ka ndonjë bar që vjen nga Serbia dhe nuk mund të zëvendësohet, por as kjo nuk qëndron”.
“Në veri të vendit ka depo të licencuara që tregojnë se ata e kanë të drejtën për tregti dhe e kanë të drejtën të marrin nga i gjithë rajoni. Por, ata po krijojnë një situatë që të shfrytëzohet politikisht”.
“Qysh në fillim pas vendosjes së taksës ka filluar retorika me çështjen e barnave. Unë e kam thirrur KFOR-in dhe të tjerët që janë të përfshirë në veri t’ia shpjegojë situatën që s’ka krizë siç po thonë serbët”.
“Serbia po e bën një krizë në formë artificiale, adresa e krizës është në Serbi dhe jo në Kosovë. Tash ka dalë në një situatë krejt të hapur, ata po tregojnë se po e ngrisin flamurin për një krizë”.
“Ne nuk kemi asnjë informatë as kërkesë nga serbët në veri që ka mungesë të barnave. Mundësia e tregtisë që qytetarët serbë ta bëjnë është e njëjtë sikurse mund ta bëjnë qytetarët shqiptarë. Por është realitet që produktet serbe që hynë në Kosovë kanë një taksë prej 100 për qind”.
“As duhet diskutuar që Serbia tenton që nëpërmjet krizave artificiale të na zmbraps në ndonjë qëndrim që ka të bëjë me politikën si Kosovë. Prandaj, politika jonë duhet ta emërojë se kush është burimi i krizës”.
Ismaili në info Magazine të Klan Kosovës tha se këto politika të presidentit serb Aleksandër Vuçiq nuk po i besojnë as serbët e Kosovës, sidomos ata në pjesët jugore të vendit.
“Po shihet qartë që Vuçiq nuk i konsideron fare si qytetarë por si vegla të politikës. Edhe serbët po e shohin Vuçiqin si manipulues të tyre. Kjo tregon edhe për narrativën e Vuçiqit dhe motivin e tij që ku e ka mundësinë më të madhe të manipulojë. Ai po manipulon edhe me njerëzit e sëmurë që iu nevojiten barnat, por kjo nuk shitet në pjesën jugore të vendit ku jetojnë serbët”.
“Nëse ai deklarohet çdo ditë për qytetarët e Kosovës është mirë që edhe ne edhe si Qeveri në nivelet me të larta, të deklarohemi çdo ditë për politikën agresive që ka Vuçiqi dhe manipulimet që ai bën”.
Ismaili tha se çështja e barnave është më simbolike, prandaj dëshirohet që të tërhiqet edhe vëmendja ndërkombëtare për një krizë të paralajmëruar.
“Në atë kohë ka pasur edhe tentativa që të sjellin barna edhe nga Rusia që të duket edhe involvimi i këtij shteti. Pra që ta bëjnë krizën edhe më të madhe edhe në aspekt të gjeopolitikës që edhe qytetarët rusë të vijnë të ndihmojnë. Kjo u vërejt që s’ka pi ujë, por ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të zgjuar për këtë manipulim”.
Ismaili u shpreh i bindur se Kosova do të dijë si t’i përgjigjet edhe inskenimit të “krizës humanitare” pasi e ka dëshmuar që institucionet kanë vepruar disa herë në veri të vendit, sa herë që është shtruar nevoja pa tendenca të diskriminimit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...