Google ADS

Meta: Palët të dialogojnë, Shqipëria të rikthehet në normalitet

18:51 | 26 Qershor 2019
A. B.

Presidenti Ilir Meta në takimin e tij me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó ka vlerësuar marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë dhe potencialin e thellimit të tyre veçanërisht në aspektin ekonomik.

Ndër të tjera në fjalën e tij në këtë takim Presidenti ka çmuar mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian dhe veçanërisht për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BE.

“Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian. Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës. Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane. Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar.”, tha Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme