Zeka, Glauk Konjufcës: Ua kam premtuar votën për rrëzimin e Qeverisë, thuaje të vërteten

15:28 | 26 Qershor 2019
V. S.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka premtuar votën e tij për rrëzimin e Qeverisë.

Duke iu referuar një deklarate të shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca se askush nga deputetët e koalicionit qeveritar nuk e ka dhënë votën për mocionin e mosbesimit, ai ka thënë se është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë.

Postimi i plotë:

Glauk thuaje te vërtetën

Dje, Glauk Konjufca i VV-se, tha se “ asnjë deputet i shumicës nuk ka dhanë votën për rrëzimin e qeverise”!

Gjate vizitës tone ne Holande, Dr Fatmire Kollqakut, po edhe ty e Albulena Haxhiut, edhe Rexhep Selimit, ju kam premtua qe votën time e keni. Prape po ju them publikisht: Kur doni llogaritni ne votën time!

Jam i bindur deri te Zoti qe sa me shpejte te rrezohet kjo qeveri, dhe sa me shpejte qe i qojmë ne pension këta politikan, aqe me mirë për Kosovën…!!!.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme