Në 2007 i dha fund krizës parazgjedhore me çaj dhe pica duke ngujuar politikanët e kohës në Presidencë, ndërsa sot Alfred Moisiu propozon pakt kombëtar të shkruar në letër.
Në thelb parashikohet zhbërja e ndryshimeve Kushtetuese të 2008.
“Pranimin e faktit se ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008 prishën ekuilibrohet kushtetues dhe sollën pasoja negative në sistemin tonë përfaqësues, për pasojë, pranimin e anulimit ose korrektimit të tyre të plotë”, është shprehur Alfred Moisiu.
Ish presidentit bëri publike një dokument me 7 pika, ku parashikohet jo vetëm prekja e Kushtetutës por edhe e sistemit zgjedhor. Për zgjidhjen e krizave politike propozohen të mos kenë ndërhyrje ndërkombëtare.
“Forcimin e kompetencave të institucioneve që garantojnë kushtetutshmërinë dhe japin garanci ndërmjetësimi e zgjidhjeje të konflikteve të mundshëm institucionalë, duke hequr dorë nga pritshmëria që të gjitha krizat tona të zgjidhen me ndërhyrje nga jashtë”, ka shtuar Moisiu.
Forcimi i ndëshkimeve penale për trafikimin e votës, garantimi i zgjedhjeve të lira përmes një strukture qeverisëse e tillë që të mos ndikojë procesin përmes funksionit të saj shtetëror, depolitizim i KQZ-së, janë disa nga propozimet për shartimin, e të cilave Kuvendi në bashkëpunim me shoqërinë civile duhet të zgjedhë një komision të posaçëm, të përbërë nga njerëz të pa angazhuar politikisht./TCH
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...