Dy persona të armatosur me automatikë kallashnikovë dhe që në kokë mbanin kapele të bardhë dhe të zezë, kanë qëlluar me breshëri mbi 45 plumba, në drejtim të dy anëtarëve të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
Dervishaj njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës. Të dy atentator i kanë zënë pritë makinës tek Range Rover, dhe pasi kanë dalë nga një automjet luksoz tip BMW, kanë qëlluar me breshëri automatiku. Njëri nga autorët ka dalë plotësisht nga makina dhe është pozicionuar buzë një muri, ndërsa tjetri që mban një kapele të bardhë në kokë, ka qëlluar duke u pozicionuar nga dera e BMW.
Goditja ka qënë e menjëhershme, ballore dhe nga dy armë të ndryshme,duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi personave që ndodheshin në makinën, e cila në ato momente lëshonte tym nga plumbat e kallashnikovëve.
Në pamjet filmike duket qartë momenti i sulmit, dhe humbja e drejtimit të mjetit, i cili përplaset me një pemë dhe murrin e një objekti në vengjarje. Dy autorët qëllojnë pa mëshirë dhe më pas largohen me shpejtësi, duke mos u kapur sot e kësaj dite nga policia e Durrësit.
Report tv siguron ekskluzivisht videon 30 sekonda, ku duket qartë dy persona që hapin zjarr me dy kallashnikovë në drejtim të makinës. Qitja është kryer nga një distancë shumë e afërt, rreth 3 deri në 5 metra, dhe se dy autorët kanë lëshuar mbi 45 plumba.
Të dy objektivat e atentatit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, ishin duke udhëtuar në makinën tip “Range Rover” me targa “AA 005 MJ”, ku së bashku me Meçaj dhe Dervishaj, në makinë me ta, në sediljen e pasme ka qënë dhe Bashkim Haxhia, një personazh tjetër i botës së krimit dhe që njihet si pjesë e grupit të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, por dhe anëtar i bandës së Durrësit. Julian Meçaj ndodhej në timon ndërkohë në sediljen e parë ndodhej Plaurent Dervishaj, mik i Lulzim Berishës.
Ndërsa në sediljen e pasme ndodhej një personazh tjetër Bashkim Haxhia, i ekstraduar para disa vitesh nga Italia dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 vite burgim. Nga të shtënat me armë Plarent Dervishaj ka marë vetëm një plumb në këmbë, ndërsa tre plumba ka marë miku i tij Julian Meçaj, i cili ndodhet nën trajtimin mjekësor të mjekëve në Tiranë. Sipas burimeve Mecaj dhe Dervishaj kanë reaguar menjëherë ndaj krismave të para duke u strukur poshtë kroskotit të “Range Rover”.
Plaurent Dervishaj dhe Range -Rover-i me shenjat e plumbave
Ndërsa miku i tyre Bashkim Haxhia, që ndodhej në sediljen e pasme, ka dalë nga automjete dhe ka qëndruar për disa sekonda i fshehur pas murrit. Sapo dy autorët kanë ndaluar zjarrin me dy automatikë AK 47, i vetmi që ka reaguar ka qënë Bashkim Haxhia, i cili del nga pozicionimi tek murri dhe pozicionohet nga pas makinës “Range Rover” dhe më pas vrapon me një pistoletë në dorë, në ndjekje të makinës tip BMË, prej nga qëlluan dy autorët. Kapja e tij nga kamerat e sigurisë me një pistoletë në dorë, ka bërë që policia e Durrësit të arrestojë Bashkim Haxhinë, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Në këtë atentat Haxhia nuk ka marë asnjë plumb. Bashkim Haxhia, është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim i akuzuar për vrasje, katër rrëmbime personi dhe grabitje.
Bashkim Haxhia akuzohej nga drejtësia shqiptare për bashkëpunim në serialin e përgjakshëm të vrasjes së pesë personave brenda 24-orëve, ndodhur në qershor 1997 në Durrës. Pasi është arrestuar kohë më parë në Milano, Bashkim Haxhia u ekstradua nga agjentët italianë të Interpolit. Haxhia është hetuar për disa krime të kryera në vendin fqinj, si shpërndarje droge dhe trafik prostitucioni. Bashkim Haxhia është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Elbasanit, së bashku me Astrit Gjepalin, i cilësuar si kapo i bandës, Naim Qerimin dhe Mirush Jarecin, anëtarë të grupit.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...