Pas përfundimit të mbledhjes në emër të komisionit ka folur Faton Topalli, deputet i PSD-së, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, pikë e diskutimit ka qenë edhe Branislav Nikoliq ish-këshilltari serb i presidentit, Hashim Thaçi.
“Sapo përfunduam mbledhjen e komisionit. Kishim dy tema njëra për emërimin e këshilltarit të presidentit Thaçi dhe tjetra për punën e komisionit në 6 mujorin e ardhshëm”.
Sipas Topallit, presidenti Thaçi e ka njohur edhe më para ish-këshilltarin e tij.
“Për shkak të opinionit publik dhe shqetësimet se një shtetas serb dyshohet të jetë i shërbimit sekret serb, e kemi ftuar Shpend Maxhunin që të na raportojë për këtë. Maxhuni ka thënë se s’është përgjegjës se kënd e emëron e kënd jo, si këshilltar, presidenti Thaçi. Megjithatë AKI është duke u marr me këtë çështje për të vërtetuar mbi punën e tij. Mbetet që të raportohet në të ardhmen. Ajo çka dihet deri tash është se këshilltari i presidentit Thaçi ka qenë anëtar i bordit të PTK-së. Ka qenë i emëruar nga vetë presidenti Thaçi. Pra, Presidenti e ka njohur edhe më parë ish-këshilltarin e tij”.
Ndërsa i pyetur lidhur me krizën humanitare në veri, Topalli ka thënë se me drejtorin e AKI-së nuk e kanë diskutuar këtë çështje./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte