Google ADS

Paralajmërohet taksë edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë

12:28 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Në debatin për efektet e taksës 100% për Serbinë dhe Bosnjën, Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka paralajmëruar taksë edhe për shtete tjetra.

Shala ka përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesë për disa taksa të këtyre vendeve.

“Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjte me të gjitha vendet e CEFTA-së, në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë. Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovare sepse së fundi u është ndaluar  eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut”, ka thënë Shala.

“MTI është e gatshme të marra masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara varësisht nga kërkesat e prodhueseve kosovarë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe në këtë diskutim Berat Thaçi, nga Instituti “GAP”, ka paraqitur rezultatet të hulumtimeve e që sipas të cilave taksa nuk ka ndikuar në përshpejtimin e rritjes ekonomikë në Kosovë ndërsa janë rrit çmimet e produkteve në vend.

E këto rezultate i kanë kundërshtuar ministri Shala dhe deputetja, Donika Kadaj Bujupi, të cilët kanë deklaruar se bizneset në Kosovë kane rritur prodhimin dhe kualitetin ndërsa nuk ka pas rritje të çmimeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme