Hamza nënshkruan vendimin për reduktimin e normave tatimore për kafshët dhe shpendët e gjalla

11:43 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Ky vendim, është në vazhdën e vendimeve të shumta të cilat janë marr nga ministri Bedri Hamza.

Në kuadër të reformave fiskale për përmirësimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes, ministri i Financave Bedri Hamza sot ka nënshkruar vendimin për reduktimin e normës së Tatimit të Vlerës së Shtuar nga 18 % në 8 % për kafshë të gjalla dhe shpendë të gjallë sipas Kodeve tarifore të Doganës nga 0102 deri në kodin tarifor 0106.

Ky vendim, është në vazhdën e vendimeve të shumta të cilat janë marr nga ministri Bedri Hamza në politika fiskale për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës që kanë për qëllim krijimin e kushteve të favorshme për të bërë biznes përkatësisht për zhvillim të prodhimtarisë në vendin tonë me qëllimin e vetëm të zhvillimit të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme