Qyteti japonez Osaka më 28 dhe 29 qershor do të jetë nikoqir i liderëve më të fuqishëm të botës për Samitin e 14-të G20, shkruan Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, do të presë krerët e 19 vendeve anëtare dhe të Bashkimit Evropian (BE).
Udhëheqësit e SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës planifikojnë të zhvillojnë takime mënjanë Samitit G20, respektivisht për të diskutuar çështjet e kontestuara të tilla si politikat në Lindjen e Mesme dhe luftën e vazhdueshme të tarifave mes Uashingtonit dhe Pekinit, të cilat mund të hedhin një hije mbi samitin.
Të gjithë sytë do të jenë në takimin midis presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij kinez, Xi Jinping, të cilët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për t’i dhënë fund ose të paktën për të pezulluar luftën tregtare, e cila ka përfshirë ekonominë botërore.
Në margjinat e samitit, Trump do të zhvillojë takim edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për të diskutuar marrëveshjen e Ankarasë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400, që ka shkaktuar përkeqësimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe SHBA-ve.
Presidenti Erdoğan, në margjinat e samitit po ashtu pritet të takojë homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Vendet e G20-tës vlerësohen me 85 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në nivel global. Ato përfaqësojnë pothuajse 75 për qind të të gjithë tregtisë ndërkombëtare dhe kanë rreth dy të tretat e popullsisë në botë.
Si një forum për qeveritë dhe guvernatorët e bankave qendrore i themeluar në vitin 1999, mbledhja vjetore e Samitit G20 ka për qëllim të diskutojë mbi politikat për të nxitur stabilitetin financiar, tregtinë e lirë dhe çështjet mjedisore.
Përbëhet nga 19 vende anëtare, SHBA-të, Kanadaja, Australia, Arabia Saudite, India, Rusia, Afrika e Jugut, Turqia, Argjentina, Brazili, Meksika, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kina, Japonia, Indonezia dhe Koreja e Jugut, por edhe Bashkimi Evropian (BE) i cili përfaqësohet nga Komisioni i BE-së dhe Banka Qendrore e BE-së.
Pas inaugurimit të samitit në nëntor të vitit 2008 në Washington, takimet e nivelit të lartë u mbajtën për çdo gjysmë viti deri në vitin 2010, ndërsa nga viti 2011 e këndej për çdo vit.
Turqia ishte nikoqire e kësaj ngjarjeje në vitin 2015, pasuar nga Kina në vitin 2016, Gjermania në vitin 2017 dhe Argjentina në vitin 2018.
Temat e samitit vjetor ndryshojnë në varësi të çështjeve të mëdha globale dhe krizave.
Megjithëse Samiti G20 konsiderohet si forumi kyç për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, samitet e fundit janë përqendruar jo vetëm në makroekonominë dhe tregtinë, por edhe në një gamë të gjerë çështjesh globale që kanë një ndikim të madh në ekonominë globale, siç janë zhvillimi, ndryshimet klimatike dhe energjia, shëndetësia, lufta kundër-terrorizmit, si dhe migrimi dhe refugjatët.
Përforcimi i rendit ndërkombëtar për tregti të lirë dhe të ndershme, si dhe digjitalizimi i ekonomisë dhe trajtimi i sfidave globale mjedisore do të jenë pikat kyçe të diskutimit në samitin e këtij viti.
Megjithatë, ekonomia globale, tregtia dhe investimet, inovacioni, mjedisi dhe energjia, punësimi, fuqizimi i grave, zhvillimi dhe shëndeti do të jenë ndër çështjet e tjera që do të adresohen në Japoni.
Vendi pritës i Samitit G20 kryeson grupin për një vit nga dhjetori deri në nëntorin e ardhshëm si kryesues i G20-tës. Kryesuesi i G20-tës po ashtu organizon takime të rëndësishme ministrore dhe të grupeve punuese.
Arabia Saudite pritet të jetë nikoqire e samitit të ardhshëm në nëntor të vitit 2020.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës