Google ADS

Shkarkimi presidentit, komisioni i ligjeve voton ngritjen e komisionit hetimor

10:59 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Komisioni i ligjeve ka prezantuar raportin për shkarkimin e presidentit që do t’i dërgohet Kuvendit.

Relatori Adnor Shameti u shpreh:”Presidenti nuk kishte interes për tu dëgjuar në këtë komision. Kur kishte nisur fushata zgjedhore presidenti nxori dekretin e ç’fuqizimit të datës së zgjedhjeve.

Kërkesa e 55 deputetëve e bazuar. Kuvendit do t’i dërgohet edhe letra përgjigje e presidencës bashkë me propozimin e ngritjes së një komisioni hetimor”.

Me 13 pro dhe 1 kundër, ajo e Adriatik Alimadhit, votohet pro komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.

Propozimi i komisionit të ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor do të diskutohet me debat në seancën e ardhshme të parlamentit më 4 korrik./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme