Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i Arsimit serb, Mladen Sarceviq të premten pritet të vizitojnë Kosovën.
Gjuriqit dhe Sarceviqit iu është aprovuar kërkesa nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar këshilltari i i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.
“Kanë qenë kërkesa standarde jo të jashtëzakonshme. I kemi aprovuar të dyja dhe janë proceduar sipas rregullave dhe sipas marrëveshjes”, ka thënë Zyberaj.
Arsyeja e kësaj vizite, është festa e Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor ku shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan.
Lajmi.net gjatë ditës së djeshme ka raportuar, se në prag të kësaj feste në veri të vendit do të mbyllen dyqanet ushqimore ku qytetarëve të cilët vijnë nga Serbia të iu pasqyrohet “një gjendje e rëndë humanitare”. /Lajmi.net/
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...