Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Gazeta beogradase “Informer” shkruan se Erdogan i dha mbështetje politikës së paqes dhe bashkëpunimit, me të cilin Presidenti i Serbisë është duke promovuar në rajon.
Ata, sipas këtij mediumi, ranë dakord se vetëm në këtë mënyrë mund të ofrojnë interes më të madh investues dhe rritje ekonomike, transmeton Indeksonline
Presidenti Vuçiç dhe Erdogan shprehën kënaqësinë e tyre për vazhdimin e vazhdueshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Në këtë drejtim, ata arritën në përfundimin se kishin provuar të merrnin një vendim të mirë të përbashkët për themelimin e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim.
“Sesioni i ardhshëm i atij Këshilli do të mbahej gjatë vizitës zyrtare të Presidentit të Turqisë në Serbi”.
Ndërsa, dy presidentët, përveç marrëdhënieve dypalëshe, diskutuan gjithashtu situatën rajonale.
“Presidenti Erdogan ka mbështetur politikën e paqes dhe bashkëpunimit, me të cilin Presidenti Vuçiç nxit stabilitetin në rajon dhe ranë dakord se kjo është mënyra e vetme për të siguruar interes më të madh investues dhe rritje ekonomike”, u tha në komunikatën e Presidencës në Serbi. /Indeksonline/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend