Google ADS

Shënohet 20 vjetori i Parimeve Udhëzuese mbi Zhvendosjen e Brendshme

07:02 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Ekipi i OKB-së i Kosovës, i bashkëkryesuar nga UNHCR, IOM dhe UNDP, do të shënojë sot 20 vjetorin e Parimeve Udhëzuese për Zhvendosjen e Brendshme.

Parimet Udhëzuese mbi Zhvendosjen e Brendshme u miratuan në gusht 1998 dhe janë pranuar gjerësisht si standard global për mbrojtjen dhe ndihmën e personave të zhvendosur brenda vendit.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i ka njohur ato si një kornizë të rëndësishme ndërkombëtare normative për mbrojtjen e të zhvendosurve dhe inkurajon të gjithë aktorët relevantë që t’i përdorin ato kur përballen me situata të zhvendosjes së brendshme.

Kjo ngjarje është e organizuar për të theksuar rëndësinë e dhënë në Parimet Udhëzuese për Zhvendosjen e Brendshme dhe situatën e zhvendosjes së brendshme në Kosovë LINK./Arbresh.info./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme