Mot i nxehtë në Kosovë, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

23:57 | 25 Qershor 2019
A. B.

Në Kosovë do të vazhdojë të mbaj mot i nxehtë.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme gjatë këtyre dy ditëve, duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

IHMK njofton se pjesa jugore e kontinentit dhe jugperëndimore do të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme të ajrit afrikan, të cilat do të ndikojnë që merkuri në termometër të regjistrojë vlera mbi 40 gradë Celsius.

Kjo situatë termike do të zgjasë 4-6 ditë.

Te ne temperaturat do të rriten pas 3-4 korrikut. Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibar mbi vlerat e normales.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme