Google ADS

Spanja me numër rekord të popullsisë

23:49 | 25 Qershor 2019
L G

Një dekadë pasi që u ballafaqua me krizën ekonomike, që bëri të largoheshin mijëra persona, popullata e saj ka arritur nivelin e saj më të lartë.

Kjo falë edhe numrit të madh të emigrantëve dhe vendasve të kthyer në ekonominë që po rritet më së shumti në eurozonë.

Popullata e Spanjës është rritur me 276 mijë banorë në vitin 2018 dhe ka arritur shifrën 47 milionë. Kjo është rritja më e madhe që nga viti 2009. Numër i madh i emigrantëve ka ardhur nga Amerika Latine dhe Maroko.

Në vitin 2016 popullsia e Spanjës kishte rënë me 400 mijë.

Ulja reflektoi magnitudën e krizës që goditi vendin Iberik. Në vitin 2013 një në katër persona ishte i papunë.

Tani Spanja është në vitin e katërt të rikuperimit ekonomik. Ekonomia e Spanjës është zgjeruar më së shumti prej vitit 2015 në eurozonë. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme