Një pasagjer i MH17 “parashikoi” fundin tragjik të avionit të Malaysia Airlines në një postim në Facebook, pak përpara se hipte në të.
Cor ‘Pan’ Schilder nga Holanda ishte në mesin e 283 pasagjerëve që udhëtonin nga Aeroporti Schiphol i Amsterdamit për në Kuala Lumpur, më 17 Korrik të 2014-s.
33-vjeçari po shkonte në Malajzi për pushime së bashku me të dashurën e tij 30-vjeçare, Neeltje Tol. E sigurisht duke qenë entuziast për pushimet që e prisnin, ai ndaloi para avionit Boeing 777-200ER për të shkrepur një fotografi në pistë.
Më pas e publikoi imazhin në Facebook me përshkrimin: “Nëse avioni zhduket, kishte këtë pamje”. Besohet se 33-vjeçari po bënte humor të zi, në referencë të Malaysia Airlines MH370, që u zhduk më 8 Mars të 2014-s, me 239 persona në bord.
Fillimisht miqtë e Cor e morën mesazhin e tij me humor dhe u përgjigjën po me humor. Por 7 orë më vonë, kur u përhap lajmi se një avion i Malaysia Airlines ishte goditur në fluturim në lindje të Ukrainës, miqtë e tij nisën të shqetësoheshin nëse avioni ishte ai që miku i tyre kishte postuar në rrjetet sociale.
Në këtë pikë u konfirmua se Con dhe e dashura e tij ishin në mesin e viktimave. 298 personat që ndodheshin në bord, 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të stafit, humbën tragjikisht jetën.
Avioni humbi kontaktet me kullën e trafikut ajror rreth 4 orë pasi ishte ngjitur në fluturim, 50 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas. Avioni u rrëzua në zonën e Donetsk, një territor i kontrolluar nga separatistët.
Në Tetor të 2015-s autoritetet konkluduan se avioni ishte goditur nga një raketë ruse, duke bërë që të ndahej në dysh në ajër. Javën e shkuar, 4 persona u vunë nën akuzë për vrasje, për tragjedinë në fjalë. Gjyqi ndaj tyre pritet të nisë Marsin e ardhshëm në Hagë.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...