Avdyli tërhiqet nga gara: LDK-në e Prizrenit e lë në duart e Qunit ose Selmanajt

23:14 | 25 Qershor 2019
L G

Zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë kaluar pa zhurmë dhe përplasje, madje pati luftë edhe me karrige.

Por, për dallim nga shumë komuna, Prizreni duket se e ka kaluar të qetë këtë proces. Të paktën kështu është shprehur deputeti nga radhët e kësaj partie njëherit kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, përcjellë Indeksonline.

Ai përmes një postimi në llogarinë Facebook ka thënë se dega e LDK-së në Prizren ka ardhë në fund të procesit zgjedhor brendapartiak duke përfunduar të gjitha nëndegët në atmosferë të qetë dhe demokratike.

“Në çdo lagje e fshat, është vërejtur një interesim i shtuar i veprimtarëve për angazhim por edhe masovizim të pjesëmarrjes të rinjve duke sjellë edhe emra të rinj por edhe rikonfirmime. Tani më kryesia e degës ka caktuar Kuvendin përmbyllës të degës ku do zgjedhet kryetari i ri, kryesia dhe 18 delegatët për Kuvend qendror i cili do mbahet të premten në ora 17.00”.

Avdyli përmes këtij shkrimi ka paralajmëruar largimin e tij nga pozita e kryetarit të degës duke mos kandiduar sërish, të cilin post e gëzoi për 4 vite e 7 muaj.

“Tani ky rrugëtim im me ju ,nga pozita e kryetarit të degës merr fund të premten, nga ku fillon një fazë e re e angazhimit në shtëpinë tonë të përbashkët por nga pozitat tjera. Siq kam paralajmëruar edhe më parë, unë nuk do kandidoj për mandat të ri për kryetar, por do jem aty kudo që kërkohet kontributi im. Edhe pse nuk do kandidoja , gati në çdo nga 43 nëndegët isha 100% i impenjuar për mbarëvajtje dhe proces të rregulltë zgjedhor, siq do kujdesem që edhe të premten ta përmbyllim këtë proces zgjedhor mbarë ,duke ia dorëzuar këtë degë të konsoliduar e të unifikuar për menaxhim 4 vjeqar njërit nga kolegët e mi të çmuar që kanë shprehur interesim për këtë post mjaft sfidues.

Dhe cilido nga deputetët që fiton të premten këtë detyrë të re , Anton Quni apo Driton Selmanaj jam mëse i qetë që po e dorëzoj në duar të sigurta këtë degë të konsoliduar nga ky proces zgjedhor. Kushdo që të premten e merr besimin, LDK e Prizrenit e dha provimin demokratik dhe fazë e re e fitoreve të reja do fillon të bashkuar drejt një qëllimi të përbashkët ku të gjithë do jemi fitues në LDK e humbës do jenë vetëm partitë tjera përgjegjëse të degradimit të Kosovës. Zoti e bekoftë LDK- në e na priftë e mbara”, përfundon ai./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme