Vetëm 5 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi sonte se këto zgjedhje janë nul dhe si të tilla nuk do të njihen.
Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë ta refuzojnë masivisht regjimin kriminal të Edi Ramës, duke mos dalë në votime.
“Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës është braktisja e tij, oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtoreve dhe veglave të tij. Braktisni oligarkët e tij, mediat e tij, shërbëtorët e tij publikë, ngrini zërin kundër tyre, protestoni kundër tyre, pengojini ata. Mos besoni propagandën e Edi Ramës, mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij, mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij. Refuzojeni Edi Ramën, refuzoni biznesmenët e tij grabitqarë, refuzoni kriminelët që mban pranë. Braktisni Edi Ramën politikisht.Ju ftoj të mos dilni në votime dhe të mos bëheni pjesë e kësaj farse që i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës. Këto zgjedhje janë nul, ato nuk do të njihen, ato nuk do të jenë. Ju ftoj ti dënoni me braktisjen tuaj. Unë dhe opozita do të bëjmë gjithçka që është e mundur kundër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale. Ju ftoj dhe ju të bëni tuajën duke i braktisur. Ju siguroj se gjithçka do të bëhet mirë.Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë, Shqipëria ka mundësinë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë. Ne jemi shumica dhe jemi më të fortë se e keqja”, tha Basha.
Teksa kujtoi edhe njëherë dy kushtet e panegociueshme të opozitës, Basha tha se kthimi i vendit në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit kësaj radhe duhet dhe do të kalojë nga burgu i politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar.
“Çdo përpjekje për të luftuar krimin duhet të fillojë me ndalimin e rolit të krimit në politike, me ndalimin e krimit në zgjedhje. Kemi vendosur dy kushte të pandryshueshme dhe të panegociueshme. E para nxjerrjen para drejtësisë të gjithë atyre që përgjimet e “Bild” zbuluan se vodhën zgjedhjet, të gjithë pa përjashtim, kriminelë, zyrtarë dhe politikanë. E dyta, largimin e Edi Ramës. Pushteti i Edi Ramës është mbrojtësi dhe garantuesi i krimit. Asnjë përpjekje kundër krimit dhe kundër vjedhjes së votës nuk do të ketë sukses me Edi Ramën kryeministër. Këto dy kushte janë kushtet për të cilat ne jemi të vendosur të bëjmë çdo sakrificë derisa t’ia arrijmë. Ne nuk do të bëhemi pjesë e asnjë procesi politik dhe asnjë përpjekje pa u plotësuar këto dy kushte. Nga kriza ku jemi dilet përmes drejtësisë, ndëshkimit të krimit. Pandëshkueshmëria e ka shkatërruar Shqipërinë. Kthimi i vendit në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit kësaj radhe duhet dhe do të kalojë nga burgu i politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar”, deklaroi Basha./Ora Nesws/
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...