Një takim i rëndësishëm është mbajtur sot në Zveçan në ora 19:00 në restorantin “M”. Siç ka mësuar portali arbresh.info, aty kanë qenë të pranishëm të gjithë biznesmenët serbë nga Kosova.
Sipas burimeve të portalit Arbresh.info takimi është mbajtur nga kryetari i Shoqatës së biznesmenëve në veri, Rados Petrovic nga urdhëri i Milana Radojcica.
Qëllimi i këtij takimi ishte mungesa e furnizimit të qytetarëve serb në veri me produkte ushqimore bazë që vijnë nga Serbia qëndrore që kur Prishtina i imponoi taksat shtatë muaj më parë.
Ai paralajmëroi se në fund të ditës kishte furnizime me miell në furra buke dhe se nëse diçka nuk bëhet urgjentisht, të gjitha dyqanet do të mbeten pa bukë për dy ose tri ditët e ardhshme.
Ndërkohë mediat serbe raportojnë se kryetari i Shoqatës së biznesmenëve në veri, Rados Petrovic ka paralajmëruar së nëse do të vazhdojnë problemet me furnizim me mallra nga Serbia, ka rrezik të ndodh emigrimi i serbëve nga veriu i Kosovës.
Sipas tij, qëllimi i Prishtinës është krijimi i kushteve jonormale për jetën në veri, në mënyrë që serbët të largohen nga veriu dhe ata që e kanë pushtuar lehtë këtë zonë.
Ndërkohë Klan Kosova raporton se shitoret dhe barnatoret në veri të Mitrovicës janë të furnizuara me bollëk.
Siç raporton ky medium kosovar , inteligjenca kosovare ka informacione se në këtë pjesë të vendit do të inskenohet mungesa e produkteve.
Ky është vendi ku është mbajtur takimi sonte në ora 19 :00, foto kjo e siguruar nga Arbresh.info.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...