Dashi
21 Mars – 19 Prill
Kjo e martë ju ofron mundësi të shumta në dashuri. Nëse jeni vetëm shihni përreth, pasi takimet janë mjaft të favorshme. Megjithatë do të keni edhe disa probleme praktike të cilat kërkojë zgjidhje.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Parashikohet një ditë mjaft pozitive, ndonëse të gjitha ndryshimet që kanë përfshirë jetën tuaj do të shkaktojnë shumë tension dhe lodhje. Mos u dorëzoni, pasi shumë shpejtë do të korrni frytet që prisni.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Do ju kthehet dëshira për të dashuruar, por edhe për të qenë më aktiv në raportet ndërpersonale. Ndiqini dëshirat tuaja, pasi dashuritë e reja dhe takimet janë mjaft të favorizuara.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Bëni kujdes në lidhjet në çift, ku duhen shmangur tradhtitë. Gjatë këtyre ditëve do të jeni shumë të zënë me punë, me gjasë për shkak të disa ndryshimeve.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Tashmë keni lënë pas çdo mundim të fillimit të muajit në sferën sentimentale dhe ka ardhur koha për të kthyer faqe. Mërkuri do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë që të jetoni diçka të bukur.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Gjërat do të ecin më mirë gjatë kësaj të marte, për shkak të largimit të ndikimit negativ të Hënës. Situata do të vijë duke u përmirësuar më tej, edhe me kalimin e ditëve.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Kjo ditë do të jetë e luhatur, ku këshillohet që të mendoheni mirë para se të flisni. Në sferën profesionale situata do të jetë mjaft e favorshme, ku do të arrini që të realizoni të gjitha synimet tuaja.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Është një moment mjaft i luhatur për gjithë ata që duan të nisin një punë të re. Do të jeni të luhatur në dyjëzime ekonomike. Nëse jeni ndjerë keq kohëve të fundit, do të rigjeni dëshirën për të dashuruar.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Pas një fillim jave të komplikuar, më në fund do të arrini që të gjeni qetësinë. Dashuria mbetet ende në pikëpyetje. Nëse keni diçka për të thënë, bëni mirë që të shpreheni.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Po përballeni me një ndryshim të rëndësishëm. Ndoshta po mendoni që të lini mënjanë ata persona që ju shqetësojnë. Ko gjë ka të bëjë si me punën edhe me studimet. Mbajeni parasysh mirë, personat me të cilët do të shoqëroheni dhe do të zgjidhni, do të mbeten të tillë deri në fund.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Kjo e martë është mjaft interesante sa i takon dashurisë, ku do të ndiheni mirë. Ndërsa sa i takon sferës profesionale dhe asaj sentimentale, do të përballeni me probleme.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Bëni kujdes në dashuri! Nëse sapo keni mbyllur një histori, mos mendoni se keni harruar çdo gjë, pasi keni nevojë për më shumë kohë. Tek çiftet që vijojnë të jenë ende bashkë, duhet të punohet fortë për të fituar besimin reciprok.