”Kurdisja e ndeshjeve ka shkatërruar dhe korruptuar botën e futbollit”

16:45 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Një gjyqtar në Huesca ka dëgjuar dëshminë nga Carlos Aranda, njeriu që tha se ishte në qendër të skandalit të kurdisjeve të ndeshjeve që ka tronditur futbollin spanjoll.

Aranda, megjithatë, pohoi se ai kurrë nuk ka folur rreth kurdisjes së një ndeshje dhe ai ankohet në mënyrën se si bastvënia ka dëmtuar sportin.

“Duhet të jemi realist, basti ka shkatërruar dhe korruptuar botën e futbollit”, tha ai, siç raportohet nga El Mundo pasi ata kanë fituar qasjen në videon e deklaratës së tij, përcjell lajmi.net.

Aranda këmbënguli që pavarësisht gjithave, ai asnjëherë nuk ka kurdisur një ndeshje.

Gjithsesi, zhvillimet e fundit rreth kurdisjeve ka tronditur futbollin spanjoll dhe jo vetëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme