Tkurret blegtoria, këtë vit 1.7% më pak bagëti

16:40 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Numri i gjedhëve në vitin 2018 sipas statistikave të INSTAT ka shënuar një rënie me rreth 1,7%, në krahasim me vitin 2017.

 Sipas fermerëve tkurrja e blegtorisë vendase ka ardhur si pasojë e mungesës së politikave mbështetëse.

Algen mullai, fermer nga fshati i Mbrostarit të Fierit thotë se vite më parë numri i dhive në stallën e tij shkonte në 120 kokë, ndërsa sot numërohen vetëm 15.

“Në këto vite kemi pësuar rënie pasi shteti nuk na mbështet. Naftën e marrim shtrenjtë, plehrat po ashtu. Kështu si e kemi nis do të shkojmë drejt falimentimit. Do iki dhe unë jashtë. “ , thotë Algen Mullai, fermer.

Çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e subvencioneve e detyron fermerin shqiptarë të braktisë fshatin. Kështu lëvizja demografike ul numrin e gjësë së gjallë.

“Kjo rënie e ka dhënë menjëherë efektin e saj tek prodhimi vendas. Tashmë kompanitë shqiptare blejnë qumësht të freskët në vendet e rajonit. “ , thotë Ervin Resuli, mjek.

“Si do ta përshkruaje fermerin shqiptarë? Hero pa lavdi, punon shumë dhe nuk fiton asgjë. Kostoja e qumështit është afruar me çmimin kjo sjell probleme në treg, ekonomi me njëherë të nxjerr jashtë. Për këtë arsye është ulur dhe numri i gjedhëve. “ , tha Rrushit Grabova, fermer.

Nëse Ministria e Bujqësisë nuk mbështet fermerin toka do të mbesë e papunuar, stallat pa kashfë e për pasojë do të mungojë prodhimi vendas. Kështu jemi të detyruar që sytë t’i kthejmë nga stallat e Ballkanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme