Barcelona do ta blejë Griezmann-in me 1 korrik

16:19 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Barcelona do ta kompletojë transferimin e Antoine Griezmann më 1 korrik të këtij viti kur të hyjë në fuqi klauzola e tij e lirimit, shkruan The Telegraph.

Kampionët në fuqi të Spanjës do t’ia paguajnë Atletico Madrid-it plot 120 milionë euro, aq sa e parasheh kjo klauzolë.

Francezi njoftoi muajin e kaluar se do të largohet nga Atletico pas përfundimit të këtij stinori, ndonëse vitin e kaluar e zgjati kontratën edhe për pesë vjet me klubin madrilen.

https://youtu.be/b0-teV1PSSo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme