Teksa po diskutohej po monopolin në fushën e homologimit të veturave, anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Glauk Konjufca është “përplasur” në ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Konjufca e ka pyetur ministrin se sa para ka marrë nga Euro-Lab, shkruan arbrësh.info.
“Sa pare i ke marrë nga Euro-Lab. Dikush ka marrë në 2008-en e dikush po merr në 2019-en”, ka thënë ai.
E Lekaj ka mohuar të ketë marrë para.
“Për ketë fjalë mundësh me shku edhe në Gjykatë, nuk e kam marrë asnjë cent jo për vota po as për jetë”, ka thënë Lekaj.
Gjatë diskutimit Konjufca ka pyetur Lekajn pse nuk ka ndërprerë kontratën me Euro-Lab.
“Nuk e kam nënshkruar unë kontratën, e kam gjetur dhe unë po ju garantoj që pas shiqimit të ligjit kemi nxjerr udhëzimit administrativ që i ka kaluar të gjitha procedurat dhe i kemi nënshkruar.
“Nuk e kam nënshkruar unë kontratën, e kam gjetur dhe unë po ju garantoj që pas shqimit të ligjit kemi nxjerr udhëzimit administrativ që i ka kaluar të gjitha procedurat dhe i kemi nënshkruar. Krimin kryesor është në vitin 2009 kur është nënshkruar një kontratë me një kompani e cila është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e republikës së Kosovës. Është letë me e ndal këtë krim sepse i ke të gjitha autorizimet, ti i ke kompetencat me e ndërpre këtë kontratë”, ka thënë ai.
Ndërsa Lekaj ka shtuar se nuk ka kompetencë për ndalim masi ligji është miratuar në Kuvend.
“Unë jam për treg të lirë dhe do të hapet në atë moment që arrin raporti i fizibilitetit”, ka thënë Lekaj./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën