Deklarohet emergjencë në fluturimin nga Nju Jorku në Londër

13:42 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Një aeroplan i British Airways ka deklaruar emergjencë gjersa po fluturonte drejt Heathrow të Londrës.

Aeroplani ishte duke udhëtuar nga JFK në Nju Jork kur u bë thirrja, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një zëdhënësi të BA për Express.co.uk aeroplani kërkoi aterrim prioritar që të mund të kthehej në Londër më shpejt.

Zëdhënësi tha: “Aeroplani kërkoi një ulje prioritare në mënyrë që të mund të kalonte radhën.

“Aeroplani tani është ulur.”

Më parë këtë muaj, 18 britanikë u larguan nga një fluturim BA nga Tel Avivi, Izrael, në Londër Heathrow, pasi njëri prej grupeve thuhet se kërcënoi të hidhte në erë aeroplanin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme