Dy shpërthime të njëpasnjëshme në Siri

12:53 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Dy sulme me bomba në Akhtarin të Azazit në veri të Sirisë, lanë të plagosur dy persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjetet shpërthyese ishin vendosur në makinën e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe në makinën private të kryetarit të Kuvendit lokal, ndërkaq u aktivizuan njëra pas tjetrës.

Në shpërthimin e parë u plagos një civil, kurse në shpërthimin e dytë u plagos kryetari i Kuvendit lokal, Khaled Deebo.

Forcat e sigurisë janë duke shqyrtuar mundësinë që pas sulmit qëndron organizata terroriste YPG/PKK.

Pjesëtarët e YPG/PKK-së shpesh kryejnë sulme ndaj civilëve në Azaz, Al-Bab, Jarabulus dhe Afrin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme