Mediat italiane kanë sjellë në vëmendje historinë e nënës shqiptare Edlira Copa, e cila në Mars të vitit 2014 goditi për vdekje me thikë tre vajzat e saj.
Por çfarë ka ndodhur me nënën e tre vogëlusheve të ndjera?
Që nga 1 Qershori ajo ka lënë qendrën e rehabilitimin në ish-spitalin psikiatrik të Castiglione delle Stiviere dhe tani është vendosur në një qendër të mbrojtur në krahinën e Leccos.
Kanë kaluar më shumë se 5 vite që nga mbrëmja mes 8 dhe 9 Marsit të vitit 2014, kur nëna shqiptare Edlira Capa vrau me thikë tre bijat e saj, Simona 13-vjeç, Keisi 8-vjeç dhe Sindi vetëm 3-vjeç. Më pas ajo në atë kohë tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga shkallët, por falë ndërhyrjes së karabinierit ajo mbijetoi.
Nëna me origjinë shqiptare, e cila sot është 42- vjeçare, nuk është e aftë për të kuptuar dhe dëshmuar, prandaj ajo nuk është dënuar për vrasjen e trefishtë.
“Vajzat e mia të vogla janë zhdukur? Ku janë ata? A jam unë në Shqipëri? Jo, i kam vrarë ata”, ishin këto fjalët e para të shprehura nga Edlira, të cilat ia kishte thënë fqinjës, e cila i ishte lutur mëngjesin e datës 9 Mars që t’i hapte derën.
“Ishte një masakër gjaku, si në një film horror. Kishte veshur një këmishë dhe ajo kishte një njollë të madhe gjaku para. Duart i kishte të përgjakura”, tha fqinja e shqiptares Nadia Valsecchi.
Në kushte të rënda psikologjike e pyetur në Departamentin e Rehabilitimit të Spitalit Lecco, Edlira kishte thënë se “në Itali ka mafioz. Unë e bëra atë për të parandaluar që vajzat e mia të përfundonin keq”.
Edlira ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Bashkim Dobrushi dhe për këtë arsye kishte frikë se vajzat e saj mund të vuanin për shkak të vështirësive ekonomike.
“Një arsyetim absurd dhe i çmendur”, ishin fjalët e ish-prokurorit të çështjes Walter Mapelli.
Nga ana tjetër, mizoria e ngjarjes për motivime të pa kuptimta janë një shenjë e një problemi serioz mendor për gruan, por ekspertët do të duhet të thonë fjalën e fundit./abcnews
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...