Prokuroria Themelore Publike Kërçovë ka dorëzuar akuzë kundër personit i cili sipas tyre, ka kryer vepër penale – Përgjim të paligjshëm dhe incizim tonik.
“I akuzuari në fund të këtij muaji, nga një profil në rrjetin social, duke u paraqitur si “El Cheka”, ka publikuar disa materiale të penguara telefonike të disa personave, Me atë, i akuzuari u ka mundësuar shfrytëzuesve të rrjetit social dhe të personave tjerë që të mësohen me përmbajtjen e bisedave të incuzuara”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Prokuroria Themelore Publike thekson se çdo publikim i përgjimeve të paligjshme është vepër penale, në pajtueshmëri me nenin 151 paragrafi 2 i Kodit Penal, në të cilin parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet burg.
“El Çeka” u bë i njohur që kur filloi me publikimin e disa materialeve të përgjuara – “bombave”, ku dëgjohen duke biseduar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me pjesëtarë të tjerë të partisë për procese të ndryshme. Në fillim bisedat ishin kryesisht private, ndërkaq këto të fundit flasin për një lidhjes mes pjesëtarëve të partisë me procese të caktuara gjyqësore dhe shoqërore, njofton Portalb.mk.
Megjithëse në fillim “El Çeka” i publikonte nga profili i tij në rrjetin social “Facebook”, i njëjti është bllokuar nga organet e rendit, dhe tash nuk asnjë faqe aktive të veten, ndërkaq materialet publikohen në “Fan page” të ndryshme.
Me Marrëveshjen e Përzhinës në vitin 2015-të, u formua Prokuroria Speciale, e cila mori për detyrë t’i hetojë rastet të cilat dolën nga përgjimet e paligjshme nga viti 2008-të deri në vitin 2015-të, të cilat biseda i publikonte asokohe Zaev. Pas formimit të PSP-së, këto materiale u ndalua që të publikoheshin.
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...