Google ADS

Anëtarët e SBASHK-ut do të pushojnë në bregdet

11:08 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Këtë verë 400 anëtarë të SBASHK-ut do tëpushojnë në bregdetin shqiptar.

Grupi i parë nis pushimet më 26 qershor, për të vazhduar grupet tjera sipas agjendës së përcaktuar nga Komisioni për përgatitjen e pushimeve, njofton Klan Kosova.

“Duke vlerësuar e çmuar lart përkushtimin e punëtorëve të arsimit të Kosovës në edukimin e arsimimin e brezave, SBASHK-u vazhdon me traditën e mirë të njohjes së këtij kontributi duke dërguar çdo verë një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të vet për pushime në bregdetin shqiptar”.

“Në verën 2019 Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, pasi ka analizuar në përpikëri mundësitë buxhetore, ka vendosur që në çdo 60 anëtarë të dërgojë një pushues në bregdetin shqiptar. Përzgjedhjen e pushuesve e kanë bërë shoqatat sindikale në çerdhe, shkolla fillore e të mesme, në njësitë akademike të universiteteve dhe të institucioneve të kulturës”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Të 400 pushuesit janë të ndarë në 4 grupe me qëllim që organizimi të jetë sa më i mirë i pushimeve dhe aktiviteteve sindikale atje. Grupi i parë me pushuesit nga Podujeva, Prishtina, Skenderaj, UP-ja, Qendra e studentëve, Fushë Kosova, Obiliqi dhe institucionet e kulturës e nisin këtë traditë të mirë të mërkurën, më 26 qershor, për të vazhduar ky aktivitet me pushuesit nga komunat tjera sipas agjendës së përcaktuar nga Komisioni për përgatitjen e pushimeve.

Pushuesit gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar, përveç pushimit të merituar, do të zhvillojnë edhe aktivitete sindikale përmes tryezave dhe debateve për arritjet, sfidat dhe idetë e reja për angazhimin sindikal në vijim.

Kryesia e SBASHK-ut dhe Komisioni për pushime për hir të transparencës së plotë me të përfunduar të këtij aktiviteti do të botojë në web faqen e saj (sbashk-rks.org) listën e plotë me të gjithë emrat e pushuesve , që janë caktuar nga shkollat dhe njësitë akademike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme