Shumë prej nesh janë plot shpresë dhe lumturi, kur vendosin të martohen. Dashuria i bën njerëzit më optimistë. Mirëpo, martesa kërkon përpjekje dhe nuk është aspak e lehtë ta mbash një lidhje të gjatë dhe të shëndetshme.
Kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e dobishme të dëgjosh dikë që është gati të ndajë përvojën e tyre të jetës.
Terapistja e një çifti, Winifred Reilly, flet për shumë gjëra që ajo ka mësuar nga martesa e saj 40-vjeçare:
-Duhet të mbani mend githmonë se martesa juaj është partneritet, jo skllavëri. Është e mrekullueshme të merrni atë që dëshironi, por partneri juaj nuk është i detyruar të bëjë të gjitha dëshirat dhe ëndrrat tuaja të vërteta. Të dy duhet ta pranoni këtë gjë dhe të punoni që lidhja juaj të funksionojë.
-Është e rëndësishme të merrni përgjegjësinë për të gjitha vështirësitë që ndodhin në jetën tuaj. Sigurisht, ka një mënyrë shumë më të lehtë për t’u marrë me këtë – thjesht fajësoni partnerin tuaj. Por kjo nuk është e shëndetshme për marrëdhënien tuaj.
-Ju dhe partneri jeni të ndryshëm. Duhet ta pranoni këtë fakt. Nuk keni pse mundoheni ta ndryshoni personin e zemrës. Thjesht mundohuni që të dy të përmirësoni gjërat që nuk i bëni shumë mirë.
-Harrojeni fjalët: “Pse duhet ta bëj unë, nëse ai ose ajo nuk dëshiron të bëjë asgjë”. Kjo gjë është shkatërruese, sepse gjithmonë do të prisni personin tjetër.
-Shikoni konfliktet tuaja si një mundësi për t’u rritur, sepse ato mund të tregojnë atë që ju duhet vërtet dhe cilat janë pikat e forta dhe dobësitë tuaja.
-Kërkoni mendimin e partnerit tuaj kur keni një bisedë intensive. Pyetja e thjeshtë, “Çfarë mendoni për këtë?” mund t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të shikoni situatën nga një kënd tjetër, shkruan revistaclas. Partneri juaj gjithashtu do të ndihet më mirë, sepse kjo do të thotë që ju intereson mendimi i tij.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...