Në raportin e fundit nga monitorimi i Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në kuadër të monitorimit të post-dialogut me Bullgarinë, është konstatuar se Bullgaria ka racizëm dhe ka diskriminim ndaj pakicës maqedonase në këtë vend.
Shoqatat e maqedonasve në Bullgari për këtë kërkojnë reagimin e autoriteteve të Maqedonisë, duke pasur parasysh edhe marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve për fqinjësi të mirë, përcjell telegrafi maqedoni.
“Në diskursin politik ekziston gjuhë raciste dhe jotoleruese ndaj romëve, myslimanëve, hebrenjve, turqve dhe maqedonasve. Ky vazhdon të jetë problem serioz në Bullgari. Autoritetet bullgare duhet të bëjnë përpjekje serioze për dënimin sistematik dhe të pakusht të gjuhës së urrejtjes, duke përfshirë edhe zbatimin e rekomandimeve nga raporti i fundit i Komisionit Evropian Kundër Racizmit dhe Jotolerancës për Bullgarinë”.
“Shqetëson edhe marrëdhënia ndaj pakicës maqedonase, e cila nuk është e pranuar nga autoritetet bullgare për shkak të zbatimit rigoroz të kritereve formale, edhe pse ky grup vazhdimisht shpreh nevojën për mbrojtje sipas Konventës kornizë”.
“Maqedonasit nuk janë të përfshirë në programet që kanë të bëjnë me bashkësitë etnike dhe nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti për ruajtjen dhe zhvillimin kulturës dhe identitetit të tyre. Në shkolla nuk mësohet gjuha maqedonase ose historia. Nuk është e regjistruar asnjë organizatë ose parti maqedonase. Bashkëbiseduesit tanë thonë se ka diskriminim kundër anëtarëve të komunitetit maqedonas”, thuhet në raport.
Maqedonasit në Bullgari kërkojnë reagimin e autoriteteve maqedonase dhe pyesin nëse sjellja e Bullgarisë është në frymën e marrëdhënieve fqinjësore.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...