Google ADS

Mbi 37 mijë biznese pa arka fiskale

09:29 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) numri i përgjithshëm i bizneseve që ushtrojnë aktivitete biznesore është gjithsej 63.025. Prej tyre biznese të fiskalizuara janë 23.271, biznese që nuk janë të fiskalizuara janë 39.754, ndërsa numri i bizneseve të cilat nuk kërkohet të fiskalizohen është 2.321. Nga kjo i bie që numri i përafërt i bizneseve të cilat duhet të fiskalizohen e që nuk janë fiskalizuar është afërisht 37.433. Sipas zyrtarëve përgjegjës, kjo kishte ndodhur për shkak të kufizimeve në burime njerëzore, shkruan gazeta “Zëri”.

Më shumë se gjysma e bizneseve që operojnë në vendin tonë edhe më tutje nuk janë të pajisura me pajisje fiskale, ashtu siç parashihet me ligj.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) numri i përgjithshëm i bizneseve që ushtrojnë aktivitete biznesi është gjithsej 63.025. Prej tyre biznese të fiskalizuara janë 23.271, biznese që nuk janë të fiskalizuara janë 39.754, ndërsa numri i bizneseve të cilat nuk kërkohet të fiskalizohen është 2.321.

LEXO EDHE: Kryediplomatja e Norvegjisë: Marrëveshja me Serbinë hap dyert e mbyllura për Kosovën

Nga kjo i bie që numri i përafërt i bizneseve të cilat duhet të fiskalizohen e që nuk janë fiskalizuar është afërisht 37.433.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, kjo kishte ndodhur për shkak të kufizimeve në burime njerëzore. “Mosidentifikimi i saktë i bizneseve dhe mospajisja e tyre ma arka fiskale ka si pasojë mungesën e kontrollit mbi të hyrat e bizneseve, shmangien e mundshme tatimore, si dhe rezulton me një konkurrencë jo të barabartë ndërmjet bizneseve që zhvillojnë aktivitete të caktuara. Drejtori i përgjithshëm duhet t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme, të analizojë strukturën e bizneseve të pafiskalizuara dhe varësisht nga volumi i të hyrave që ato sjellin gjatë vitit të përcaktojë planin e prioriteteve për pajisjen e bizneseve me arka fiskale konform kërkesave ligjore”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme